Ahmeti: Qëndrimi amerikan për zgjidhjen Kosovë – Serbi ka ndryshuar, Kuvendi në pushim

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 18:25 | Nga

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, i cili tha se SHBA-ja nuk do të përjashtonte mundësinë e korrigjimit të kufijve, Kosovë – Serbi.

Ahmeti për këtë ka kritikuar edhe Kuvendin e Kosovës, që ende është në pushim, transmeton Koha.net. Ai ka insistuar se nuk duhet të lejohet edhe një takim i palëve pa u taku Kuvendi.

“Deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare e Presidentit të ShBA se ata nuk do të pengojnë shkëmbimin e territoreve në qoftë se pajtohen Serbia dhe Kosova është tashmë dëshmi se qëndrimi amerikan për dialogun dhe zgjidhjen Kosovë-Serbi ka ndryshuar. Nuk duhet të lejohet as edhe një takim i palëve pa u taku Kuvendi dhe pa diskutuar platformë e ekip negociator. Por, Kuvendi i Kosovës ende në pushim”, ka shkruar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme