Ahmeti: Qeveria po e shkel ligjin, gjysma e ministrive s’udhëhiqen nga gratë

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 11:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvend komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk duhet të bëhet obligative përfaqësimi i grave me 50%.

Ai ka thënë se edhe Qeveria e Kosovës është shkelës i ligjit sepse nuk i ka 50% të grave ministre.

“Vendimet që merren për një ditë unë mendoj që janë gabime të gabueshme dhe mendoj që kjo duhet të shkojë në gjyq sepse na kanë paditur”.

“Qeveria e Kosovë është shkelës i ligjit sepse nuk i ka shumicën e ministrave gra. Secila parti të përfaqësohet në komitetin për Politikë dhe Financa”.

“Duhet të synohet, por nuk duhet të jetë obligative që të jeta 50/50, dhe kjo ka ndodhë në kohën e ish-kryeministrit Haradinaj ku na është dërguar një letër që të jenë të përfshirë 50/50 edhe gratë”.

Kuvendi komunal i Prishtinës ka miratuar raportin vjetor të NPL “Pallati i Rinisë” për vitin 2019.

Raportin e ka paraqitur asamblistja Mimoza Sylejmani nga PSD-ja. Ajotha se menjëherë i kanë propozuar bordit që të merren me borxhin.

Ajo ka thënë se me subvencionim të komunës së Prishtinës, i janë kthyer të gjitha pagat punëtorëve.

Sylejmani ka thënë se ndërmarrja ka dal në 400 mijë euro plus.

“Pasi është zgjedhur  bordi  ne i kemi propozuar që si pikë i parë të merren me borxhi, që kanë pasur nga 3-4 rroga brenda punëtorët dhe rrogat janë kthyer të gjithëve punëtorëve she tash jemi në gjendje më të mirë”.

“607 mijë euro kemi arritur të kursehen me subvencionim të komunës së Prishtinës. Po ashtu kemi pasur edhe disa renovime si tualetet dhe sallat ku zhvillohet basketbolli. 400 mijë euro plus është që ka dal ndërmarrja”.

Syzana Lika nga PDK-ja është interesuar të dijë se kur do të fillojë ndërtim i shkollës së muzikës nga fondacioni Dua Lipa.

“Më është thënë që shkolla e muzikës do të ndërtohet në pallatin e rinisë nga fondacioni Dua Lipa, dhe dua të dijë se kur do të fillojë ndërtimi i shkollës së muzikës”.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se fillimisht duhet të hyjnë në kontratë me Pallatin e Rinisë për rinisjen e ndërtimit të shkollës së muzikës.

“Ne e kemi paguar borxhin pa kamata dhe çështja është në gjyq dhe prioritet ka qenë rimëkëmbja e pallatit në aspektin e rindërtimit dhe e kemi bërë një rivlerësim dhe ai preleminar është që vetëm rindërtim i sallës së djegur kushton 10 deri në 15 milionë”.

“Ne kemi bërë kërkesë që qeveria e Emirateve të Bashkuara të financojë këtë ndërtim dhe me ndihmë të kredive ta rinovojmë atë sallë. Ne duhet të hyjmë në kontratë me pallatin e rinisë sepse këta e kanë liruar një pjesë”.

Për procesin e audtimit, pati replika të ashpra nga asamblisti i VV-së, Egzon Azemi kundrejt kryetarit Ahmeti.

Të ngjashme