Ahmeti reagon para formimit të Qeverisë Kurti

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka reaguar pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai ka thënë se “pa marrë parasysh se a pajtohemi me këtë qeveri apo jo, çfarëdo koalicioni tjetër edhe pse ligjor, do të ishte shtrembërim pervers i vullnetit të qytetarëve, në një demokraci të brishtë”.

“Tani vijnë punët e vështira, e monitorimi. Ka kohë edhe për qeverinë edhe për opozitën”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryetari i Prishtinës kishte garuar në koalicion me AAK-në, por partia e tij nuk arriti të sigurojë asnjë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme