Ahmeti rizgjedhet kryetar i LDK-së në Lipjan, Sfarqa në Ferizaj

Prishtinë | 13 Kor 2019 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Imri Ahmeti është rizgjedhet kryetar i LDK-së në Lipjan ndërkaq Muharrem Sfarqa në Ferizaj.

Delegatët e Kuvendit të LDK-së në Lipjan, pas një procesi shumë të rregullt dhe demokratik të paimponuar nga asnjë palë apo individ, kanë rizgjedhur për kryetar, Imri Ahmeti.

Ndërsa, delegatët e Kuvendit të LDK-së në Ferizaj, pas një procesi të rregullt dhe me kulturë të lartë demokratike mes dy kandidatëve kanë rizgjedhur kryetar, Muharrem Sfarqa.

Kanë mbetur edhe pak Degë që LDK ta përmbyllë suksesshëm procesin zgjedhor.

Të ngjashme