Ahmeti: Rruga përpara në Prishtinë është e qartë, nuk ka kthim në vitin 2013

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 14:03 | Nga

Kandidati i VV-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk ka kthim në vitin 2013.

Ahmeti ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë, duke thënë se rruga përpara në Prishtinë është e qartë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Rruga përpara në Prishtinë është e qartë. Reformat vazhdojnë, nuk ka kthim në vitin 2013. Rritja në Kuvendin Komunal si subjekti politik i parë në kryeqytet (dyfishim) dhe rritja e votës për kryetar na e forcojnë këtë rrugë.

Falemnderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet e urimet mbrëmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme