Ahmeti “shfajëson Kurtin” ndaj Borrellit

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-bashkëpartiaku i Albin Kurtit, Shpend Ahmeti, ka rezonuar në të drejtën e argumentimit të kryeministrit në kërkesën e tij që përveç marrëveshjes për targat të përfshihet edhe plani i përgjithshëm për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të cilën, siç e ka thënë Kurti, e kishte propozuar vetë Borrell, ndërsa të hënën në Bruksel nuk e kishte përfshirë në bisedime.

“Pse të fajësohet Kosova”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Twitter, kur “Josep Borrell propozoi një tekst në Paris me të cilin ishte pajtuar Kosova. Ky tekst përfshinte një fjali që caktonte afat kohor për marrëveshjen e madhe. Në Bruksel, fjalia s’gjendej aty. Ka pasur marrëveshja për targa, por Albin Kurti kërkoi tektsin e plotë”.

Kështu ka argumentuar Shpend Ahmeti, e cila në përgjithësinë e saj, është praktikisht e njëjtë me deklarimin e kryeministrit kosovar pas takimit trilateral i cili rezultoi pa marrëveshje.

Borell, i nxori tri kritika, dhe që të trija ia drejtoi Kosovës – kështu duke ia mëveshur fajësinë për mosarritjen e një marrëveshje.

Çfarë tha Kurti në Bruksel?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para mediave tha se shpreson se BE do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Duke theksuar “ se pas 8 orësh takime nuk kanë marrëveshje”.

“Propozimin që na kanë sjell neve, ka qenë edhe afati i marsit 2023, pra që ne po vijmë këtu ne Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re per marrëveshje që arrihet para marsit te vitit 2023. Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimin i BE-se për normalizim të marrëdhenieve dhe Kosovës”.

“Po them me keqardhje se vetë e kanë propozuar, dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i BE-së”. Në Paris Borell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Mirëpo sot po them me keqardhje ai hoqi sot dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhenieve Kosovë-Serbi”, ka deklaruar Albin Kurti.

Të ngjashme