Ahmeti: Takimi me Mustafën ishte i frytshëm, sot vendosim për koalicionin me AAK-në

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 11:21 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetit janë takuar në mëngjesin e së hënës.

Pas takimi njëorësh për media ka folur kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti i cili tha se kanë biseduar për bashkëpunimin e mundshëm mes këtyre dy partive.

Ai tha se takimi ka qenë i “frytshëm”, por shtoi se ende nuk kanë vendosur për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

“Vazhduam me diskutimet dhe konsultat që i kemi zhvilluar më herët për bashkëpunimin në prag të zgjedhjeve dhe i diskutuam temat që janë të rëndësishme edhe për PSD edhe për LDK sa i përket programeve zgjedhore, qeverisëse dhe mund të them se ishte takim goxha pozitiv në frymë të bashkëpunimit dhe mendoj se po hapet rruga për një bashkëpunim më thelbësor mes PSD dhe LDK.

“Nuk e di besoj se do bisedojmë a do ketë koalicion parazgjedhor. LDK është më e interesuar të shkojë vetë në zgjedhje, varësit prej rrethanave që i kanë thënë edhe vetë, nëse krijohet mundësia për diçka e partive të mëdha atëherë edhe këta do t’i shqyrtojnë seriozisht këto çështje. Çështje e parë por po e them mbetet në frymën e bashkëpunimit e i kemi të hapura ë gjitha temat prej dialogut deri te aspektet ekonomike deri te lufta kundër korrupsionit”, tha ai.

Ai tha se të gjitha partitë  janë të gatshme që zgjedhjet të mbahen më 6 tetor.

Ndërsa shtoi se sot Këshilli Drejtues i kësaj partie do të vendosë për një koalicion të mundshëm me AAK-në.

Isa Mustafa pritet që gjatë ditës të takojë edhe Fatmir Limajn, kryetarin e Nismës Socialdemokrate.

Të ngjashme