Ahmeti takohet me ambasadorin francez, ia përsërit qëndrimin e PSD-së për Thaçin

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 13:13 | Nga

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dukagjin Gorani kanë kanë takuar Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi, sipas një postimi në Facebook të PSD-së, është diskutuar për gjendjen politike në Kosovë, veçmas për zhvillimet lidhur me procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Duke e theksuar nevojën e ndërtimit të konsensusit të gjerë politik, institucional dhe shoqëror në Kosovë, për çështjen e dialogut me Serbinë; Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani kanë rishprehur qëndrimin e Partisë Socialdemokrate, se Presidenti Thaçi dhe ekipi negociues i Qeverisë së Kosovës nuk kanë legjitimitet për ta bartur procesin e negociatave”, thuhet në postimin e PSD-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme