Ahmeti thotë se drejtorët e rinj do ta rrisin efikasitetin e punës në komunë

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ndryshimet e drejtorëve të drejtorive komunale do të rrisin efikasitetin e punës në komunë, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti ka sqaruar se drejtori i Arsimit është liruar nga detyra me kërkesë të AAK-së, si partner i koalicionit, sepse supozohet që kanë pasur mospajtime.

Ai thptë se këtë drejtori do ta marrë PSD-ja, por do të emërohet një person apartiak.

“Shkarkimi i Januz Salihajt është bërë me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Të cilën kërkesë e kanë dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar sepse supozohet që kanë pasur mospajtime, dhe mund të them që më nuk është drejtor i arsimit, nuk mund ta konsideroj atë si drejtori të aleancës.

“Sepse nuk pajtohen me punën apo qëndrimet e z. Salihajt. Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë korrekte, arsyeja kryesore sepse kanë kërkuar ata. Unë kam kërkuar që si pjesë të ndryshimeve me u bo disa ndryshime edhe në koalicion. Kam kërkuar që drejtorinë e inspeksionit dhe arsimit ta merr PSD. Apo në emërimit e mia direket që i bëjë”, ka thënë Ahmeti.

“Brahim Mehmetaj që është i AAK-së ka kaluar nga Inspeksioni në drejtori të Pronës, ndërsa Dreni kalon në drejtori të Punës dhe Mirëqenies Sociale për shkak të projekte që ka pasur”.

“Valbona në drejtori të Kadastrës sepse ka qenë e zbraztë dhe po ashtu Adonis Tahiri është drejtor i ri Inspeksionit. Në zyrën e medieve do të shtohet numri i zyrtarëve të medieve për shkak të punës dhe kërkesave për qasje në dokumente që na vijnë”, ka shtuar Ahmeti.

Ahmeti përveç drejtorisë së Arsimit, AAK-së ia ka marrë Inspektoratin dhe drejtorin Brahim Mehmetaj e ka emëruar drejtor të Pronës.

Dren Kukajn e PSD-së e ka emëruar drejtor në drejtorinë e Mirëqenies Sociale. Valbona Osmani do të zëvendësojë Nora Kelmendin në Kadastër.

Kurse Adonis Tahiri do të jetë drejtor i Inspektoratit.

Të ngjashme