Ahmeti tregon pse s’po ndërtohet Xhamia Qendrore në Prishtinë

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 06:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për Xhaminë Qendrore që pritet të ndërtohet në qendër të kryeqytetit.

Ahmeti ka thënë në T7, se institucioni që ai drejton nuk i ka dhënë leje Bashkësisë Islame të Kosovës, sepse BIK’u ende nuk ka aplikuar për leje.

“Nuk mund të japim leje për dikë që s’ka aplikuar”, është shprehur ai.

“BIK ende s’ka aplikuar”, ka theksuar Ahmeti.

“Ne iu kemi dhënë kushtet, në bazë të këtyre kushteve mund të kërkosh leje”, ka thënë ai.

“Më kanë thënë se janë duke e pritur projektin që t’ju vijë prej Turqisë”, ka treguar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme