Aida Dërguti: Çka është gjithë ky sulm mbi ministren Gërvalla?

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se nuk duhet kritikuar vetëm ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla lidhur me deklaratat e saj që nxitën reagime.

Dërguti thotë se deklaratat e Gërvallës, përfshirë ato që ajo i vlerëson si “anti-UÇK”, e deri te ajo e djeshmja, janë qëndrime të Qeverisë së Kosovës.

“Çka është gjithë ky sulm mbi ministren Gërvalla? Deklaratat e saj prej atyre anti UÇK e deri te kjo e fundit janë qëndrime te Qeverisë”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë dje se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj.

Të ngjashme