Akademia Diplomatike drejtohet nga një i dënuar për plagjiaturë

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Akademia Diplomatike e Kosovës drejtohet nga Beqir Ismaili, të cilin e ka dënuar për plagjiaturë një gjykatë në Egjipt. Gjykata ka gjetur se Ismaili e ka përvetësuar një punim të profesorit Muhamed Mufaku.

Studimi i profesorit Mufaku është përfshirë si i tërë në librin që është punim i doktoratës së Ismailit. Kreu i Akademisë Diplomatike aty është prezantuar me një mbiemër tjetër. Me atë “al-Kosovi”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Verdikti i Gjykatës Ekonomike të Kajros është nxjerrë më 30 janar të 2019-s, por është bërë i qasshëm vetëm tash. Në të Ismaili identifikohet si ish-ambasador i Kosovës në kryeqytetin e Egjiptit.

Gjykata e ka njohur dëmin moral që i është shkaktuar profesorit Mufaku dhe e ka obliguar Ismailin ta kompensojë me 15 mijë funte egjiptiane. Krahas kësaj, kreu i Akademisë Diplomatike është obliguar të paguajë edhe një shumë prej 75 funtesh, për shpenzime administrative të gjykatës.

Akademia Diplomatike drejtohet nga një i dënuar për plagjiaturë
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme