Akademia Diplomatike e Parisit-gati për promovimin e librit për Thaçin

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 17:38 | Nga

Akademia Diplomatike në Paris tashmë ka bërë gjithçka gati për fillimin e promovimit të librit “New State, Modern Leader”, të autorëve Roger Boyes dhe Suzy Jegger.

Fotografinë që ka siguruar Ekonomia Online shihet një sallë e madhe, ku në tavolina tashmë janë vendosur kopjet e para të këtij libri, që flet për jetën dhe karrierën e Hashim Thaçit.

Në këtë ngjarje, Thaçi gjatë ditës ka paralajmëruar pjesëmarrjen e shumë personaliteteve, duke përfshirë ish-ministrin e Jashtëm frencez, Bernard Kouchner.

Ditë më parë, autorët dhe shtëpia botuese britanike kanë promovuar librin në Londër.

Të ngjashme