AKK: Nuk jemi duke e hetuar Luan Dalipin, jemi duke e verifikuar rastin

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) saktëson se lajmi i publikuar në disa medie se AKK ka nisur hetime ndaj këshilltarit të kryeministrit, Luan Dalipi, nuk është (plotësisht) i saktë.

“Për korrektësi të informimit të saktë dhe të drejtë të opinionit publik, Agjencia Kundër Korrupsionit sqaron se në lidhje trajtimin e rastit të deklarimit të pasurisë së këshilltarit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi, se nga monitorimi i rregullt i medieve ka identifikuar informatat lidhur me biznesin e zyrtarit të apostrofuar, dhe aktualisht është duke verifikuar rastin nga departamentet përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.

“Rrjedhimisht, Agjencia në asnjë rast nuk paragjykon rezultatin e hetimeve para se te kryhen të gjitha hetimet sipas legjislacionit në fuqi”.

“Zhvillimi i hetimeve dhe kontrollit të pasurisë realizohet pa paragjykime etnike, gjinore, gjuhësore, fetare dhe të tjera të subjekteve deklaruese”, theksohet në njoftim.

Të ngjashme