AKR: Do ta bëjmë Ferizajn një qytet për t’u jetuar

Ferizaj | 28 Sht 2017 | 00:41 | Nga

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka hapur fushatën zgjedhore për komunën e Ferizajt, ku u prezantua kandidati i AKR-së për kryetar të Ferizajt, Amir Rexhepi, si dhe 27 kandidatët për asamble komunale.

U prezantua gjithashtu programi qeverisës i kandidatit Rexhepi i cili kritikoi mangësitë e qeverisjes së kaluar duke ofruar alternativa për një qeverisje pa korrupsion, me shërbime kualitative, infrastrukturë që do të lulëzojë bizneset e vogla e të mesme si dhe do ta shndërrojë qytetin e Ferizajt në një qytet për t’u jetuar.

“Nuk mund ta tolerojmë më këtë gjendje të mjerueshme në Ferizaj. Nuk mund t’i mbyllim sytë e ta lëmë të vazhdojë kështu. Jam këtu më i gatshëm se kurrë që të shpalos programin tim që ofron shërbime dinjitoze për secilin qytetar të Ferizajt”.

“Do të investoj në arsim, shëndetësi, kulturë, sport, e mbi të gjitha në rininë tonë të shëndetshme. Por për këtë unë duhet ta kem besimin dhe votën tuaj me 22 tetor, dhe do jem përherë në dispozicionin tuaj”, u shpreh kandidati Amir Rexhepi.

Fjalë rasti mori edhe deputeti, njëherit kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri. Ai u shpreh se dega e AKR-së në Ferizaj tani po prinë më e konsoliduar se asnjëherë, dhe e mira radhës që do të vijë është fitorja kryetarit të ardhshëm të Ferizajt, Amir Rexhepi.

Ndërsa deputeti Islam Pacolli tha se Alenca Kosova e Re është vetmja parti e cila sjellë investime dhe ndryshime për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Në tubim prezent nga qendra ishin dhe Albena Reshitaj, ministre e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor; Vesel Makolli – sekretar i përgjithshëm i AKR-së, dhe Ibrahim Rexhepi – këshilltar i presidentit Pacolli për ekonomi.

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 20 people, people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme