AKR do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë Hoti

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosova e Re ka njoftuar se do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Vetëm një opozitë e bashkuar mund të hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovë. Kjo qeveri tani ka humbur besueshmërinë e saj dhe qytetarët po presin me padurim një të re për të marrë detyrën. Në këtë situatë asnjë President i ri nuk do të mund të zgjidhet pa vullnetin e opozitës. AKR do të mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie”, ka shkruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje tash e sa kohë ka kërkuar mbështetje për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, deri tani LVV ka vetëm nënshkrimet e Grupit Parlamentar të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme