AKR drejt fundit: Jep dorëheqje edhe kryetari i Degës në Vushtrri, Nasuf Aliu

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit po shkon drejt zhdukjes si parti. Pas largimit të Agim Bahtirit nga kjo parti, dorëheqje ka dhënë edhe një kryetar dege.

Fjala është për Nasuf Aliun, i cili tash e sa vite drejtonte degën e AKR-së në Vushtrri.

“Nasuf Aliu ka dhënë dorëheqje nga AKR. Pritet që shumë shpejt ta bëjë publike këtë dorëheqje”, tha një burim i Gazeta Blic.

Sipas këtij burimi, shkak i kësaj dorëheqje është pakënaqësitë qe Aliu ka me udhëheqjen e partisë së drejtuar nga milioneri Behgjet Pacolli.“Deri të dorëheqja ka ardhur për shkak të pakënaqësive që Aliu ka me drejtuesit e AKR-së”, tha ky burim.

Gazeta ka provuar që të flas me Aliun, por kontakti me të ka qenë i pamundur. Ndryshe, AKR në zgjedhjet e fundit parlamentare ka arritur që t’i ketë dy deputetë në Kuvend, dhe atë falë koalicionit parazgjedhor me Nismën për Kosovën.

AKR deri para disa muajsh udhëhiqte edhe me Komunën e Mitrovicës, derisa Agim Bahtiri iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme