AKR hap fushatën parazgjedhore në ora 21:00 në Prishtinë

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosova e Re, do ta hap fushatën parazgjedhore sonte në ora 21:00 në Prishtinë.

Për shkak të situatës pandemike COVID-19, shpalosja e programit qeverisës do të realizohet përmes platformave online.

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti dhe asambleistët e AKR-së do të prezantohen përmes transmetimit live në Facebook.

Hapjen e fushatës do ta bëjë Presidenti i AKR-së z.Behxhet Pacolli.

Të ngjashme