AKR-ja evidenton “disa parregullsi” gjatë procesit të votimit

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 12:41 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re përmes një konference për media ka evidentuar disa parregullsi që sipas kësaj partie e kanë përcjellë procesin e votimi deri më tani.

Fitore Ajeti, zëdhënëse e shtabit të AKR-së, ka thënë se deri më tani kanë votuar 12% për qind e votuesve, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se në Qendrën e Votimit në shkollën “Zenel Hajdini” ka pasur parregullsi kurse në “Hasan Prishtina” dhe “Gjergj Fishta” ka pasur fotografim të votës.

Kurse në fshatin Rusinovc, ka bërë të ditur se AKR-ja është pa vëzhgues.

AKR-ja akuzon Nisma-n se po u bënë presion vëzhguesve të AKR-së në Malishevë

Të ngjashme