AKR-ja mbështet formimin e Qeverisë së re, vendimi i Kushtetueses nuk diskutohet

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 00:14 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Matoshi nga partia Aleanca Kosova e Re, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i shpallur sot duhet të zbatohet nga të gjitha palët.

Matoshi për Klan Kosova ka thënë se AKR-ja është për t’i dhënë zgjidhje formimit të një Qeverie të re.

“Vendimet e Kushtetuese nuk janë të komentueshme, ato kërkojnë zbatueshmëri nga të gjitha palët”.

“Ky vendim duhet të pranohet nga të gjithë dhe të gjejë zbatueshmëri”.

“Qëndrimin e Behgjet Pacollit dhe AKR-së e dini, ne jemi për t’i dhënë zgjidhje zgjedhjes së një Qeverie të re”.

Të ngjashme