AKR-ja mbështet fuqishëm gratë për deputete, Lluka kërkon që të votohen ato

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 19:19 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur aktivitet zgjedhorë me forumin e gruas në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Aty u kërkua që fuqishëm të mbështeten gratë dhe të votohen për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Koordinatorja e forumit të gruas,  Arta Haxhaj, deklaroi se AKR është mbledhur për të mbështetur gratë.

Siç tha ajo, dëshmia e AKR-së në përkrahjen e gruas është treguar tash e disa vjet.

“Jemi këtu për të përfaqësuar te gjitha gratë  në gjithë Kosovën. E gjithë aktivitet tona janë orientuar për gruan se me cilat probleme përballet gruaja. Është dëshmi që për vite kemi pasur pozita të ministrave, kryeministres, këshilltaren që kanë qenë në pozita vendimmarrëse. Punësimi i madh i grave në institucionet tona do të arrihen kur ju të jeni në Kuvend, urime dhe suksese na priftë e mbara me 6 tetor”, tha Haxhaj.

AKR-ja gjatë këtij aktiviteti ka prezantuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kandidatja për deputete nga AKR, Mirlinda Sopi, kërkoi që gratë të bëhen feministe dhe të ketë gra deputete në Parlament.

“Kërkoj nga ju të bëheni feministe dhe të votohen gratë e AKR-së në listën zgjedhore”, tha ajo.

Kandidati për deputet nga AKR, Islam Pacolli, theksoi që as lufta nuk mund të fitohet pa gjininë femërore andaj ai kërkoi të mbështetën fuqishëm gratë e AKR-së.

“Faleminderit për kohen që keni marrë. Sigurisht që edhe lufta nuk fitohet pa gjininë femërore, ju jeni më të përpikta e keni besën. Prandaj meqenëse jeni këtu kërkoj nga ju t’i mbështesni gratë e AKR-së si dhe mua edhe në një mandat ku do të bëjmë punë edhe më shumë, duke treguar rezultate më të mira”, tha Pacolli.

Kandidati për deputet nga AKR, Valdrin Lluka, kërkoj që të votohen gratë e AKR-së, pasi sipas tij, Kuvendi ka nevojë për udhëheqjen e grave, derisa njoftoj që 40 % e grave me Ligjin e Ri do të jenë në ndërmarrjet publike.

“Me ligjin e ri që do të shkoj në Parlament atëherë është që 40% e grave do të jenë gra anëtare të bordit në ndërmarrjet publike. Mos më votoni mua, votoni gratë sepse është shumë më mirë që të kemi gra në parlament”, tha Lluka.

Kandidatja për deputete nga AKR-ja, Refiqe Tërrnava, tha se me mbështetjen e grave do t’ia mundësoj të punojnë për ato.

“Nëse do të marrim mbështetjen e juve, ne do të jemi ata që bashkërisht do të punojmë për ju”, tha ajo, raporton EO.

Të ngjashme