AKR-ja paralajmëron koalicionin parazgjedhore me LDK-në

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosova e Re ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Siç ka thënë Naim Murseli, këshilltar i kreut të kësaj partie Behgjet Pacolli, ky është vullnet brenda partisë, por edhe i elektoratit.

Në një përgjigje për KOHËN, Murseli ka thënë se do të ketë emra të rinj, por edhe nga diaspora. Ai ka thënë se në listën e përbashkët, AKR-ja do të ketë 10-15 emra.

Në dhjetor, partia e Pacollit, që kishte dy deputetë në Kuvend, ishte shprehur pro rrëzimit të Qeverisë Hoti, të udhëhequr nga LDK-ja.

Por, Qeveria Hoti u rrëzua me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi.

Zgjedhjet e reja pritet të mbahen së shpejti.

Të ngjashme