AKR-ja s’merr pjesë në tryezën e ftuar nga Kurti, nuk janë ftuar zyrtarisht

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 08:45 | Nga Albana Hajdari

Anëtari i Kryesisë së Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, përmes telefonit ka konfirmuar për Ekonomia Online se kjo parti nuk do të merr pjesë në tryezën e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Makolli theksoi se nuk kanë pasur ftesë zyrtare nga Albin Kurti.

Përveç kësaj, Makolli tha se kryetari i partisë, Behgjet Pacolli gjendet jashtë vendit dhe për arsye të pandemisë nuk kanë pasur fare kontakte.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka thirrur në takim liderët e partive politike për të diskutuar lidhur me situatën rreth pandemisë COVID-19.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për t’u mbledhur në një tryezë diskutimi lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Edhe Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme