AKR përshëndet aneks-marrëveshjen, mbyllet një kapitull diskutimesh

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 12:53 | Nga

Aleanca Kosova e Re (AKR) e vlerëson pozitivisht deklaratën e datës 16 shkurt 2018, mbi pajtimin e arritur midis Malit të Zi dhe Kosovës për nënshkrimin e një aneks-marrëveshjeje për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit midis dy vendeve.

Sipas partisë së Behgjet Pacollit, kjo deklaratë rikonfirmon se marrëdhëniet me Malin e Zi mbeten të forta dhe
strategjike si më parë.

“Aleanca Kosova e Re e mbështet fuqishëm përparimin në lidhje me këtë çështje, dhe fton të dy palët të veprojnë sa më shpejt në implementimin e marrëveshjes në tërësinë e saj, së bashku me aneksin”, theksohet në një deklaratë për medie.

“Që në vizitën e parë si ministër i jashtëm në Podgoricë, Presidenti i AKR-së, zotëri Behgjet Pacolli, ka punuar fuqishëm për kapërcimin e pengesave në implementimin e Marrëveshjes, në kërkim të zgjidhjeve pajtuese që ofrohen gjatë zbatimit teknik të saj në terren”.

“Kësisoj mbyllet përfundimisht një kapitull diskutimesh, debatesh politike, që megjithë efektet negative, i ka shërbyer politikës sonë të brendshme në maturimin e saj, dhe nuk ka prekur konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira me Republikën e Malit të Zi”.

AKR fton të gjith partitë tashmë të shohin para drejt procesit të integrimit evropian, që nis me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme