AKR: Po presim fitore të sigurt në Mitrovicë

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 17:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shtabi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re (AKR) po pret rezultate të mira për këtë parti, në votimet që u zhvilluan sot.

Në një konferencë shtypi, kur ka mbetur vetëm edhe pak më shumë se një orë deri në mbyllje të vendvotimeve, Fatmir Matoshi, nga shtabi zgjedhor i AKR-së, tha se në Mitrovicë presin fitoren e sigurt të Agim Bahtirit, ndërsa presin rezultate të mira edhe në disa komuna të tjera.

“Anëtarësia jonë, është raportuar se po i përgjigjët masovikisht votimit. Në Mitrovicë po presim fitore të sigurt dhe po presim rezultate të mira edhe në komunat e tjera”, tha Matoshi, raporton Ekonomia Online..

Ai iu ka bërë thirrje që qytetarët të dalin të votojnë, edhe në këto orë që kanë mbetur, në mënyrë që ky proces të ketë pjesëmarrje sa më të madhe.

“Ndërsa iu bëjmë thirrje komisionerëve që të qëndrojnë në qendrat e votimit dhe të numërohen votat, deri te e fundit, në mënyrë që të numërohet ëdo votë e qytetarit”, u shpreh Matoshi i AKR-së.

AKR: Kosova tregoi kulturë të lartë votimi, parregullsi të vogla

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur konferencën e parë, gjatë ditës së sotme, lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor.

Fatmir Matoshi, nga shtabi zgjedhor i AKR-së, përgëzoi qytetarët për disiplinën e treguar në zgjedhje. Ai shprehu besimin se disa parregullsi të vogla nuk do të ndikojnë në rezultatet përfundimtare.

“Dëshirojmë të përgëzojmë qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë gjatë këtij votimi. Shprehim kënaqësinë tonë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha Matoshi, raporton Ekonomia Online.

“Shprehim pakënaqësinë tonë për disa incidente të vogla, duke shpresuar që këto të mos ndikojnë në rezultatet nëpër komuna. Kemi marr ankesa dhe vërejtje në disa qendra votimi në Gjakovë, Mitrovicë e Prishtinë, të cilat mund të jenë objekt për hetuesinë”.

“Në Klinë kemi një rast të fotografimit të votës. Në Prishtinë janë dhënë dy fletëvotime për kryetarë të komunave. Fotografimi i votave është një dukuri që po na shqetëson; janë mbi 130-140 raste të fotografimit të votës”, tha Matoshi.

“Besojmë që organet e rendit do të merren në kohën sa më të shpejt me këto raste dhe do të zbulohen”, shtoi ai.

Të ngjashme