AKR: Sabit Pacolli nuk është më anëtar i partisë

Prishtinë | 03 Dhj 2017 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Pas publikimit të disa shkrimeve në media lidhur me arrestimin e Sabit Pacollit, në Suedi, Aleanca Kosova e Re dëshrion ta sqarojë opinionin publik dhe mediat se Sabit Pacolli, nuk është pjesë e strukturave dhe as e anëtarësisë së AKR-së që nga data 18.07.2017.

Në korrik të këtij viti, z.Sabit Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga Aleanca Kosova e Re dhe të gjitha funksionet brenda partisë dhe anëtarësisë së saj. Kjo letër e dorëheqjes së tij ishte publikuar në të gjitha mediat vendore dhe në rrjetet sociale nga z.Sabit Pacolli.

Aleanca Kosova e Re kërkon nga mediat që të jenë korrekte me opinionin dhe që lajmet e publikuara të verifikohen konform standardeve dhe etikës së gazetarisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme