AKR-së i bashkohen 50 të rinj

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 10:35 | Nga

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka bërë të ditur se pasditen e djeshme këtij subjekti i janë bashkuar pesëdhjetë të rinj, të cilët janë pritur nga Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli.

Duke ju uruar mirëseardhje të aderuarve të rinj, Pacolli vlerësoi se Aleanca Kosova e Re është partia e cila ju ofron të rinjve mundësinë e realizimit të synimeve të tyre për të ardhmen.

“Aleanca Kosova e Re është e angazhuar që të krijojë kushte pune për qytetarët e Kosovës e sidomos për të rinjtë. E gjithë kjo do të behet përmes zhvillimit ekonomik, duke i dhënë kështu mundësinë secilit që të punojë”, ka thënë i pari i AKR-së.

Pacolli ka shtuar se AKR është subjekt politik, i cili ndër prioritetet e veta ka realizimin dhe avancimin e aspiratave të të rinjve në Kosovë.

Lideri i AKR-së më tej ka shtuar se partia të cilën ai e udhëheqë, është e hapur për të gjithë ata të cilët duan ta shohin një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht si dhe të gjithë ata që vlerësojnë se mund të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme