AKR shkarkon kryetaren e Forumit të Gruas në Prishtinë

Prishtinë | 27 Nën 2016 | 17:52 | Nga

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se “ka liruar nga detyra” Shkurte Berishën, e cila që nga shtatori ka mbajtur detyrën e kryetares së Forumit të Gruas, dega në Prishtinë.

Aleanca Kosova e Re, nëpërmes një komunikate shtypi, ka thënë se arsyeja e marrjes së këtij vendimi konsiston në mospërmbushjen e obligimeve dhe detyrave që e ngarkojnë secilin person që mban pozicion udhëheqës në strukturën hierarkike të partisë.

“Që nga shtatori kur ka marrë detyrën, zonja Berisha ka dështuar që ta konsolidojë këshillin drejtues dhe të fillojë me aktivitete, përkundër faktit se për arritjen e këtij objektivi i janë zgjatur disa herë afatet”.

Edhe përkundër shumë kërkesave të Këshillit Koordinues për zgjedhjet e brendshme të AKR-së, Berisha ka vepruar në mënyrën e vet duke mos përfillur as minimumin e rregullave që përshkruhen nga statuti i partisë.

Pozita udhëheqëse të Forumit të Gruas, dega në Prishtinë, sipas rregullores i kalon nënkryetares së parë, Mirlindë Gashi, deri në mbajtjen e Kuvendit të Forumit të Gruas.

AKR-ja e ka falënderuar Berishën për angazhimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme