Aksidenti në Rahovec, Kurti shpreh ngushëllime dhe apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik në Rahovec ku humbën jetën tre qytetarë.

Kurti apeloi të gjithë drejtuesit që të bëjnë kujdes në qarkullimin rrugor, pasi jeta është e shtrenjtë.

“Mësova me dhimbje e pikëllim për aksidentin fatal në Bërnjak të Rahovecit, ku kanë humbur jetën tre persona. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët e viktimave. Shpresoj të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen. Ju lutem të gjithëve të bëni kujdes në qarkullimin rrugor. Dhimbja është e madhe, jeta është e shtrenjtë!”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkaq, dita e hënë e javës së ardhshme, 29 korrik është shpallur Ditë Zie.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë të ditur se me këtë rast të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.

Kujtojmë që në aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Bernjak humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë u lënduan rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme