Aktivisti i plagosur: Kurti ka ndryshuar, po heq taksën, pranoi ministrat e Listës Serbe

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Naim Ramizi, i plagosur gjatë demonstratave të 10 shkurtit të vitit 2007, thotë se po sheh ndryshime te Albin Kurti, tash që është në krye të Qeverisë.

Ramizi në emisionin Frontal ka treguar pse i dha këmishën me gjak sot kryeministrit Albin Kurti, derisa po bëheshin homazhe për dy aktivistët e vrarë gjatë protestave që LVV i kishte organizuar kundër Pakos së Ahtisaarit.

“Ditëve të fundit jam bërë skeptik. I thash mos u shit dhe mos u tradhto. Ia kam dhënë një maicë që përkon me të kaluarën e tij deri në ardhjen te karrigia”, ka thënë Ramizi, transmeton Gazeta Express.

Ish-aktivisti i LVV’së thotë se po sheh ndryshime te Kurti e një nga to është zotimi se do ta heqë taksën.

“Jam duke parë ndryshime. Njëra prej tyre është heqja e taksës. Është fakt që ai e ka pasur në fushatë reciprocitetin, por kjo është si një kamuflim për heqjen e taksës. Ne nuk mund të kemi reciprocitet me LVV’në”, është shprehur Ramizi.

Ai thotë se një nga ndryshimet tjera të Kryeministrit Kurti është përbërja e kabinetit të tij nga zyrtarë të Listës Serbe.

“Është thënë se s’ka me pasë ministra të Listës Serbe. Kurti ka thënë se do të mbajmë serbë që nuk janë të Listës Serbe. Ky është devijim i Albin Kurtit”, u shpreh ai.

Të ngjashme