Aktivisti i Vetëvendosjes kërcënon me djegie zyrën e presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Murati duket se e ka pritur me frustrim të madh vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i jep mundësinë partisë së dytë, LDK-së për formimin e Qeverisë.

Murati, që në profilin e tij ka të shkruar titullin drejtor, shihet se është përkrahës i madh i Albin Kurtit.

Dashuria e tij për VV-në është aq e madhe, sa që publikisht ka kërcënuar me kalljen e zyres së presidentit Thaçi dhe atë të Gjykatës Kushtetuese.

Madje, ai ka publikuar edhe një foto ilustrim se si do të duket zjarri nga ky veprim i turpshëm.

“Më në fund erdhi dita populli me e kall zyrën e presidentit Thaçi dhe Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama. Nëse populli së bënë këtë gjë, atëherë jemi njerëzimi më analfabet, më frikacak, më tradhëtar e më i korruptuar në Ballkan” shkruan Gëzim Murati në mesazhin kërcënues.

Të ngjashme