Aktivisti i VV-së i plagosur në protestat e 2007-ës kritikon disa persona që kjo parti po u jep pushtet

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, i plagosur në protestat e organizuara nga kjo parti në vitin 2007, Petrit Musa, ka hedh kritika për disa persona të kësaj partie, për shkak të interesave që po i shfaqin me të ardhur në pushtet.

Ani pse nuk ia ka përmendur emrin specifikisht, Musa ka folur për një rast të një zyrtari të LVV-së, që është vendosur drejtor në Komunën e Podujevës dhe se i njejti ka kërkuar që t’i punësohet gruaja në qeveri – rast për të cilin thotë se tregon që qëllimi i njerëzve të tillë është interesi personal.

Madje, sipas tij, i njejti kohë më parë ka kritikuar dhe sharë Lëvizjen Vetëvendosje.

Shkrimi i plotë nga Petrit Musa:

Me u vendosë drejtorë edhe me kerku me ta punësu gruan në Qeveri, nuk je Vetëvendosje,ti aty ke hy pikë për interesa personale, sepse deri dje sa ske qenë VV e ke shajtë Vetëvendosjen, plus asaj ka aktivista që i kan shërby me më shumë se dy dekada edhe janë rrugëve, në këtë aspekt duhet me shiku shumë Lëvizja sepse bahet katastrofa e madhe edhe fiton PSD pastaj nese nuk menagjohen qeto pa rregullesi qysh në start.

Të ngjashme