Aktivisti qorton ministren Gërvalla për një citat të Fishtës në orën 2 të natës

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 2 të natës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz duket se ka fyer shqiptarët duke cituar at Gjergj Fishtën. Për një gjë të tillë ajo ka marrë kritikë nga social-demokrati Nol Nushi.

“Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!” – citon Gërvalla Schwaz, Fishtën.

Nuk dihet nëse një gjë e tillë ka të bëj me vizitën e saj në Bruksel, ku ishte bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

“Kqyreni çfarë ministre të punëve të jashtme kemi.” – ka nisur kritikën e tij Nol Nushi, që besohet se emrin e ka sipas ish kryeministrit të Shqipërisë, Fan S. Nolit.

“Disa dite pasi na shpalli shtet te deshtuar, mbreme rreth ores 2 te nates qenka kujdesur qe te na tregoje se cfare jane shqipetaret.” – shkruan më pas Nushi.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Kqyreni cfare ministre te puneve te jashtme kemi.

Disa dite pasi na shpalli shtet te deshtuar, mbreme rreth ores 2 te nates qenka kujdesur qe te na tregoje se cfare jane shqipetaret.

Kjo ose harron qe eshte ministre e jashtme, ose nuk ja ka haberin se cka i bjen kjo pozite. Ka mundesi qe jane te dyjat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme