Aktori Fisnik Ademi i bashkohet PDK-së, merr drejtimin e një nëndege

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 22:40 | Nga Ekonomia Online

Aktori Fisnik Ademi, zyrtarisht, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai sonte ka marrë drejtimin e njërës prej nëndegëve të kësaj partie.

Aktori do të jetë kryetar i nëndegës së PDK-së në lagjen “Arbëria” – lagje në të cilin ai jeton prej vitesh.

Aderimin e tij në këtë subjekt politik e ka bërë të ditur nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Edhe vet aktori bëri të ditur aderimin e tij përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Sonte filloi një rrugëtim i ri. Faleminderit të gjithëve që më besuat dhe më zgjodhët të jem Kryetar i nëndegës Arbëria III, dega PDK, Prishtinë. Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar aktori Ademi.

Në qershor të vitit të kaluar, Ademi ishte zgjedhur kryetar i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Të ngjashme