“Akuzat për pastrim parash”: Skandali i ambasadorit Berishaj publikohet edhe në mediat kroate

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Mediat kroate kanë raportuar për skandalin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili sipas raportimeve të mediave sllovene është përfshirë në një skandal të pastrimit të parave.

Sipas medias kroate që ka publikuar hulumtimin, Martin Berishaj është emëruar ambasador i Kosovës në Kroaci vetëm katër muaj pasi i është dhënë shtetësia kosovare, përveç asaj malazeze që ka.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është përfshirë në pastrim parash në Slloveni sipas mediave sllovene. Berisha është i lidhur me kreun e Lëvizjes Sllovene për Liri, Robert Golub, i cili fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare dhe do të bëhet kryeministri i ri i Sllovenisë.

“Një skandal diplomatik? Ambasadori i Kosovës në Kroaci akuzohet për pastrim parash”, kanë titulluar mediat kroate raportimin e mediave spanjolle për skandalin e ambasadorit Martinaj.

Kujtojmë se sipas TV Planet, Berishaj dyshohej se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN në Beograd dhe se të njëjtat para ishin dorëzuar kesh tek politikani slloven, Robert Golob.

Të ngjashme