Alarmon Haradinaj: ZRRE po propozon shtrenjtim të rrymës mbi 80 %, Qeveria të ndajë buxhet shtesë

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të papranueshme propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kësisoj, ai ka thënë se në kuadër të ngritjes së çmimeve, një ngritje eventuale e rrymës do të ishte e papërballueshme për qytetarët.

Me këtë rast, ai ka propozuar që në këtë periudhë të inflacionit të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë.

Postimi i plotë i tij:

Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 përqind.

Kjo është e papërballueshme.

Prandaj i bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë.

Të ngjashme