Albena Reshitaj jep dorëheqje nga AKR-ja

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPH), Albena Reshitaj, ka dhënë dorëheqje nga partia e Behgjet Pacollit.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, e ka konfirmuar për dorëheqjen e Reshitajt, e cila para pak kohësh u largua nga detyra e ministres. Tani ajo është këshilltare e keyeministrit Ramush Haradinaj.

Makolli ka treguar për Telegrafin se Reshitaj përmes një letre i ka dhënë arsyet e largimit, të cilat sipas tij, janë se nuk po mund ta gjejë veten.

“Kemi të bëjmë më një tekst korrekt, ku një falënderim për punën dhe bashkëpunimi ia dedikon presidentit të partisë, Behgjet Pacolli. Na uron sukses në angazhimet tona politike”, ka shtuar Makolli.

Ndryshe, Reshitaj pak javë më parë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së MPH, për tu vendosur si këshilltare e shefit të Qeverisë, Ramush Haradinaj. Në pozitën e titullarit të MPH është vendosur Fatmir Matoshi, nga AKR-ja.

Të ngjashme