Albena Reshitaj shkruan poezi për “Evropën e ftohtë, që na ledhaton me urrejtje”

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Albena Reshitaj, ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe tani këshilltare e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për një ‘zgjim gjithëpopullor’ siç e quan ajo.

Reshitaj ka shpërndarë një status në Facebookun e saj, ku me anë të një poezie të shkruar para 20 viteve, flet për zhgënjimin për arritjen e paqes me anë të mjetëve paqësore.
Mes tjerash ajo e përshkruan Evropën “të ftohtë” dhe që “na ledhaton me urrejtje”.

Ajo bën thirrje për “zgjim gjithëpopullor” nga qytetarët e Kosovës.

Kjo thirrje e Reshitaj lidhet me veprimet e fundit ku Kosovës ju është treguar lajmi se as këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave. Madjr komisioner Hahn, dje përmendi vitin 2020 si “datë reale” për liberalizim.

Postimi i plotë i Reshitajt:

Të dashur miq, po e ndaj me ju një poezi timen te shkruar para 20 viteve dhe të botuar në vitin 2000 në librin tim “Anijet e Fatit” . Kjo poezi lindi si një kushtrim pas një zhgënjimi që nuk arrinim me mjete paqësore të fitonim atë që meritonim si popull. Kjo poezi me ngjall ndjenja të një thirrjeje zgjimi gjithëpopullor edhe sot.

Të ngjashme