Albin Kurti demanton vetveten – sot asnjëri nga krerët e shtetit nuk ishte në Kosovë

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti në fillim të kësaj jave në Kuvendin e Kosovës e mohoi se SHBA nuk i dha vizë për udhëtim në Amerikë, duke thënë se në koordinim me presidenten Vjosa Osmani, ministren Donika Gërvalla dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca janë marrë vesh që në asnjë moment mos ta lënë shtetin vetëm, pa prezencën e njërit prej tyre.

Këtë deklaratë, Kurti e bëri pikërisht ditën kur kishte urdhëruar njësitet Speciale të Policisë së Kosovës që të shkonin në komunat veriore për të nisur reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve.

Por, sot kur kjo pjesë e Republikës së Kosovës u kërcënua nga ushtria serbe, në fakt asnjëri nga krerët e institucioneve nuk ishte në Kosovë.

Kryeministri Kurti gjatë ditës ishte në Shkup, ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca ndodhet në Hungari e presidentja me ministren Schwartz janë në SHBA.

Dëgjoni më poshtë deklaratën e Albin Kurtit në Kuvend, kur tha se nuk do të udhëtojnë të gjithë krerët në të njëjtën kohë jashtë shtetit.

Të ngjashme