Albin Kurti do ta pranojë edhe Asociacionin e Komunave Serbe

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, nuk ka pranuar të ja uroj fiton Lëvizjes Vetëvendosje.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se ky subjekt ka tendenca autoritare.

Krasniqi ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, së fundmi nuk është shprehur kundër Asociacionit të Komunave Serbe, andaj edhe do ta pranojë këtë.

“Ky është subjekt me tendenca autoritare që nuk bjen asnjë risi në zhvillimin ekonomik. Për mua nuk ka dallim nëse një projekt i keq i ka 60 për qind të votave ose 10 për qind, ai është i gabuar. Albin Kurti së fundmi është shprehur kundër Asociacionit të Komunave Serbe edhe në një emision televiziv”.

Por, Krasniqi pret që Kurti ta pranojë këtë asociacion.

Sipas tij, Kurti ka hequr dorë edhe nga lufta e oligarkëve.

“Ai ka hequr dorë nga lufta kundër oligarkëve, asnjë fjalë nuk përmendet fjala oligarkë në programin e tij. Pastaj nuk është as tatimi mbi devidentë. Albini po thotë se unë do të vij ta zbatoj ligjin në Kosovë, e unë po them se çfarë të bëjmë me këta që kanë fituar shumë e kanë bërë miliona në përputhje me ligjin”, ka shtuar ai.

Të ngjashme