Albin Kurti e konfirmon se do të takohet me Edi Ramën në Tiranë

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 15:09 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka konfirmuar se do të udhëtojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare.

Aty, Kurti ka konfirmuar se do të takohet me Edi Ramën, raporton Ekonomia Online.

“Do të udhëtoj në Tiranë ku do të marrë pjesë në një konferencë që do të mbahet këtë vikend, në të njëjtën kohë do të takohem edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, ka thënë Kurti.

Ai nuk ka treguar se cila do të jetë tema e takimit ndërmjet tij dhe Ramës.

Këto komente kandidati për kryeministër nga VV-ja, i bëri gjatë vizitës në panairin “Agrokos” në Sallën 1 Tetori në kryeqytet.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i shoqëruar nga një delegacion nga kjo parti marrin pjesë në Panairin “Agrokos”

Gepostet von EkonomiaOnline am Freitag, 25. Oktober 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme