Albin Kurti e prezanton deputeten e PDK-së që kaloi në VV

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar ish-deputeten e PDK-së, Adelina Grainca e cila sot iu bashkua Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Kurti mes tjerash tha se ajo është në përfundim të studimeve në Universitetin Amerikan në Kosovë.

“Deputetja më e re e Kuvendit të Republikës, znj. Adelina Grainca, na u bashkua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ajo është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë. Do të punojmë bashkë për progresin e gjithmbarshëm”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme