Albin Kurti e pyet Googlen se çka bëri qeveria e tij (Video)

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti e ka pyetur Google se çka ka bërë qeveria e tij në mandatin e dytë, pas mandatit të parë që ishte fort i shkurtër.

Kjo në fakt ishte një gjetje e shefit të qeverisë që përmes një video, që nis me pyetjen “Çka ka bë Qeveria Kurti 2?”, ka përmbledhur punët e mira që sipas tij ka kryer ai dhe vartësit e tij.

Madje Kurti, me këtë video ku thotë se nuk janë përmbledhur krejt punët e se edhe më shumë punë premton se do të kryhen në vitin e ri, ka uruar edhe festat e fundvitit.

“9 muaj qeveri në një video të përmbledhur. Nuk janë të gjitha punët, por shumë më shumë na presin në vitin që po vjen. Gëzuar festat!”, ka shkruar Kurti, njofton Klankosova.tv.

Videoja nis me momentin e votimit të Qeverisë Kurti 2, vazhdon me marrëveshjen e shumëpërfolur me Pfizer për blerjen e vaksinave, pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë e punë të tjera që kjo qeveri thotë se i bëri dhe janë të mira, derisa mbyllet me votimin e buxhetit për vitin 2022.


Të ngjashme