Albin Kurti i emëron edhe 8 zëvendësministra

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e dytë të marrjes së detyrës ka emëruar tetë zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Z. Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

Znj. Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,

Z. Gazmend Salijević, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,

Z. Adnan Redžeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes,

Z. Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Z. Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,

Z. Avod Dješević, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,

Z. Qazim Rrahmani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 11 zëvendësministra.

Të ngjashme