Albin Kurti iu sygjeron 3 pika ShBA-së dhe BE-së se si të bashkëpunojnë për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Forumi i Prespës për Dialog që po mbahet në Maqedoninë e Veriut ka sygjeruar se Washingtoni dhe Brukseli duhet të kenë sinkronizim për Ballkanin Perëndimor për tri objektiva.

Kurti ka thënë se kryeqendra amerikane dhe ajo evropiane duhet të kenë bashkëpunim të koordinuar për shtetet e Ballkanit Perëndimor ndër të tjera edhe për sigurinë përmes anëtarësimit në NATO.

“Për të rinovuar aleancën tonë transatlantike, unë sugjerova sinkronizimin e Ëashingtonit dhe Brukselit në Ballkanin Perëndimor ndërsa ne punojmë për tre qëllime. 1. Demokratizimi duke forcuar sundimin e ligjit. 2. Siguria përmes anëtarësimit në NATO. 3. Uniteti i Evropës përmes anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka thënë Kurti.

Ai poashtu ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të demokratizojnë vendet e tyre në vend se të çojnë përpara idetë e këqija sikur ajo e Mini-Shengenit.

“Në Forumin e Prespës për Dialog thashë që Kosova e kupton zhgënjimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në bisedimet e anëtarësimit. Por ne nuk mund t’ia kthejmë shpinën BE-së sepse ajo është shtëpia jonë e ardhshme si evropianë. Në vend që të shtyjmë ide të këqija siç është Mini-Shengeni, ne duhet të demokratizojmë vendet tona”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme