Albin Kurti kujton Afrim Zhitin dhe Fahri Fazliun

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, në 30 vjetorin e rënies kujton Afrim Zhitin dhe Fahri Fazliun.

Kurti ka thënë se me dhimbje e krenari i kujtojnë sot, me 2 nëntor, në 30 vjetorin e rënies së tyre.

“Viti 1989 ishte vit i demonstratave të dendura e të fuqishme. Më 1 nëntor, Afrim Zhitia, asokohe sekretar organizativ i Lëvizjes, ilegal që prej dy muajsh, mban fjalim para demonstruesve. Të nesërmen, bashkë me veprimtarin e dalluar, Fahri Fazliun, vriten nga policia e Serbisë në Bregun e Diellit në Prishtinë. Me dhimbje e krenari i kujtojmë sot, me 2 nëntor, në 30 vjetorin e rënies së tyre”.

“Me Afrimin e Fahriun, udhëheqja e Lëvizjes atëbotë nis e bëhet nga brenda, jo më prej jashtë vendit. Organizata rritet e aktivitetet shpeshtohen. Bëhet thirrje për sabotimin e mallrave të Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi (që asokohe mbanin anën e Beogradit), si dhe minohen lartpërçuesit elektrik drejt Serbisë. Veprojnë njësitet e para guerile: dëshmorët Ali Ajeti dhe Hasan Ramadani të Çetës së Llapit armët i patën marrë nga Afrim Zhitia”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme