Albin Kurti na e mori fytyrën me letrat kundër Amerikës

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë, Blerta Deliu- Kodra ka reaguar ndaj letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.

Deliu Kodra ka shkruar se Kurti ‘na e mori fytyrën’ me letrën dërguar zëvendëspresidentit, Mike Pence dhe se ka humbur totalisht arsyen dhe vetëm po dëshiron të jetë në pushtet.

Ajo thotë se Kurti ju ka kërkuar amerikanëve të mos u përzihen në punët e brendshme të Kosovës, kurse tani po mendon ndryshe.

Postimi i plotë i deputetes:

Kryeministri i shkarkuar ka humbur totalisht arsyen. Një kryeministër i përgjegjshëm e i përkushtuar, do t’u shkruante letër liderëve botëror, të cilët kanë ndarë mbi 7 miliardë euro, për t’u kërkuar vëmendjen e tyre në ndihmë të Kosovës në këtë fazë të ballafaqimit me pandeminë. Por, siç e kemi ditur, e tash po e dëshmon vetë me veprimet e tij, Kurti ka veç një hall – mbajtjen me çdo çmim të pushtetit!

Ky obsesion i tij me pushtetin po na kushton në të gjitha dimesionet e jetës dhe mirëqenies në Kosovë!

Sot na e mori fytyrën me ankesën drejtuar zëvendës/presidentit amerikan, Mike Pence, për një kapriçio personale të tij me Presidetin e vendit.

Kapriçiot e tij të brendshme politike nuk janë shqetësim global. Tekefundit, vetë u ka kërkuar amerikanëve “të mos përzihen në punët tona të brendshme”.

Sidoqoftë, këto janë veprimet e tij të fundit…

Të ngjashme