Albin Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin Ruairi O’Connell

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryesuesi i Grupit Parlamentar,  Glauk Konjufca, dhe dy deputetet e Kuvendit të Republikës se Kosovës,  Saranda Bogujevci dhe  Fitore Pacolli, pritën në takim lamtumirës ambasadorin e Britanisë së Madhe,  Ruairi O’Connell, dhe Sekretarin Politik,  Samuel Paice.

Zyrtarët e VV-së e falënderuan Ambasadorin për bashkëpunimin gjatë misionit të tij në Kosovë.

Sipas VV-së gjatë këtyre viteve, O’Connell  dha një kontribut drejt avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të ngjashme