Albin Kurti: Qeveria u rrëzua për shkak të punës së mirë (Video)

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku i ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Sipas tij, Qeveria në krye me të është rrëzuar për shkak të punës dhe angazhimit në luftimin e korrupsionit, njofton Klan Kosova.

“Këta muaj kanë qenë vërtetë me plot ngjarje dhe nuk ka dyshim që ngjarja më rëndë ka qenë kjo me virusin korona”.

“Më vjen keq që është dashur ta përjetoni në kulmin e një pandemie edhe dramën e shkaktuar me rrëzimin e Qeverisë me 25 mars”.

“Ne po e menaxhonim mirë pandeminë dhe po e zbatonim mirë programin qeverisës. Arsye për rrëzim nuk kishte, por duhet ta kuptoni që Qeverisa nuk u rrëzua për shkak të mospunës së saj, por pikërisht për shkak të punës së mirë në luftimin e korrupsionit dhe ç’kapjes së shtetit nga korrupsioni”.

“Me mua si kryeministër nuk lejojmë as shpallje të panevojshme të gjendjes së jashtëzakonshme dhe as gjymtim presidencial të territorit të Kosovës”.

Të ngjashme