Albin Kurti shpalos ofertën para simpatizantëve të tij, mungojnë Ahmeti dhe të tjerët

Prishtinë | 13 Jan 2018 | 15:41 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Sallën e Kuqe në Prishtinë, Albin Kurti, si kandidat i vetëm për kryetar, po prezanton ofertën e tij.

Kurtit nuk i ka dalë asnjë kundër-kandidat.

“Më vjen keq që nuk do të keni edhe një platformë tjetër që më kundërshtojë, kam shpresuar që do të ketë edhe kandidatë të tjerë”, është shprehur Kurti.

Ai ka falënderuar ish-kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, për kontributin në Lëvizje.

“Zgjedhjet për kryetar po mbahen më së shumti një muaj më herët pasi kaq kohë i kishte mbetur ish-kryetarit. Megjithatë dua të falënderoj ish-kryetarin për punën e kontributin shumë të dobishëm e të vlefshëm në Vetëvendosje. Visari është anëtar i Lëvizjes dhe deputet në Kuvend. Do të konsultohem me të për interesin dhe të mirën e lëvizjes”.

“Ne përbëjmë organizatën tonë, zhvillimin e një organizate transparente, një organizate që ka vend për mendime të ndryshme. Një organizatë që vlerëson faljen dhe  përmbajtjen e aktivistit”, ka thënë Kurti për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij Vetëvendosje përballet me problemet e njëjta si edhe shoqëria, me çështjen gjinore, dhe nëse problemi nuk zgjidhet aty nuk mund të zgjidhet as në shoqëri.

“Kosova nuk do të fitojë me Lëvizjen nëse nuk është e grave aq sa e burrave sepse Kosova duhet të jetë e grave po aq sa e burrave”, ka thënë Kurti.

Në tubim nuk janë parë asnjë nga të dorëhequrit e fundit nga Vetëvendosje dhe as kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka njoftuar se është në një vizitë në Tiranë.

Image may contain: 2 people, people standing and suit

Image may contain: 10 people, people smiling, wedding

Image may contain: 10 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 1 person, text

Image may contain: one or more people, crowd and basketball court

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 27 people, people smiling, crowd and indoor

Të ngjashme